Ora News – Dosjet e komunizmit, një pjesë janë zhdukur, por jo gjurmët e tyre!

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dokumentat e ish-regjimit që gjenden në arkivat e shtetit do t?i dorëzohen autoritetit të hapjeve të dosjeve me qëllim që procesi të zbardhë të vërtetat e krimeve dhe bashkëpunëtorët e regjimit.
Përmes një marrëveshjeve drejtori i përgjithshëm i arkivave Ardit Bido me drejtuese e autoriteti të dosjeve Gentiana Sula zyrtarizuan bashkëpunimin institucional.
Bido: Një pjesë e dokumentacionit të ish-sigurimit nuk ekzistojnë më për njëmijenjë arsye, mirëpo nuk zhduken gjurmët. Gjurmët janë aty, gjurmët janë në dokumentacionin e ish-Arkivit të Partisë, të Kryeministrisë, të Gjykatave, të Hetuesisë, të cilat ndodhen pranë nesh dhe në këtë mënyrë jemi të gatshëm për të ofruar rrugën për të arritur tek e vërteta edhe kur dokumentacioni zyrtar nuk ekziston.
Zonja Sula tha se autoriteti i hapjes së dosjeve vijon punën me vështërsinë edhe të materilave arkivore të asgjesuara. Por, drejtuesesja e këtij autoriteti shpreh bindjen se deri në muajin shtator do të mësohet se si u zhdukën materialet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosjet-e-komunizmit-nje-pjese-jane-zhdukur-por-jo-gjurmet-e-tyre/