Ora News – Nis më 6 maj falja fiskale për 140 mijë automjete

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga data 6 maj hyn në fuqi ligj për faljen e borxheve për bizneset dhe individët.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë tre kategori subjektesh që përfitojnë nga ky ligj. Në skemë përfshihen subjektet e regjistrit aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime ndaj tatimeve por dhe subjektet debitore ndaj administratës doganore.
Fshirja ose shuarja pjesërisht dhe me kusht e gjobave dhe kamatëvonesave, kontributeve dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore, realizohet nëse paguhet detyrimi apo principali për periudhat tatimore janar 2011 ? dhjetor 2014.
Përfitues do të jetë edhe subjektet që kanë detyrime por të cilët janë çregjistruar në Qendrën kombëtare të Biznesit deri në 6 maj.
Në zbatim të këtij ligji hiqen nga qarkullimi 140 mijë mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 duke iu shuar detyrimi për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, taksën vjetore e qarkullimit, taksën vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/nis-me-6-maj-falja-fiskale-per-140-mije-automjete/

Free Traffic Exchange