Report TV - Ngërçi politik, Vasili: Të lëshojmë nga vetja për stabilitetin e vendit

2017-07-06 0

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatët për deputet të LSI-së për qarkun e Tiranës, vendosën kurora me lule në Bustin e Qemal Stafes, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij.

Kreu i LSI, Petrit Vasili, përcolli mesazhe politike gjatë këtyre homazheve, duke apeluar zgjidhjen e ngërçit politik.

"Dëshmorët kanë rënë shumë të rinj, ata nuk kursyen jetën për lirinë. Sakrifica sublime e tyre le të shërbejë si thirrje për politikën sot. Të lëshojmë nga vetja për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Stabiliteti i vendit përjashton çdo interes të ngushtë", u shpreh Vasili.

Ai theksoi se sakrifica që kërkohet sot "është të bëjmë diçka shumë më të vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 majit ku të rinjtë që dhanë gjakun e tyre janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendi dhe çfarë s?duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit?.