Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Mesila Doda, Dashamir Shehi, Robert Rakipllari, Gjergj Bojaxhi
Deputetja e PDIU Mesila Doda është shprehur e revoltuar për partitë e mëdha lidhur me sistemin e administrimit të zgjedhjeve. Ajo tha se nuk pranon që votën e saj ta numëronte PS dhe LSI. Doda është shprehur se këto parti janë dy banda të mëdha që plaçkitin njëra-tjetrën.
?Votën time nuk ka asnjë arsye pse të ma numëroj PS-ja dhe LSI-ja zoteri. Nuk ka asnjë arsye pse të vazhdoj të kontrollohet dhe janë dy banda që plaçkitin njëra- tjetrën dhe në një moment të caktuar kërkojnë akoma më shumë garanci?, tha Doda.
Ajo tha se partitë e vogla kanë kërkuar shtimin e numëruesve të tyre por kjo nuk është reazlizuar. ?Kërkoj që të kem të njëjtin sistem administrimi në qendrat e votimit?.
Dashamir Shehi ka deklaruar se opozita kërkon garanci më të mëdha se ato që jep Rama. Sipas Shehit ato që ofron Rama nuk janë garanci për zgjedhjet. Shehi deklaroi se Rama të jep zëvendës çka sipas tij është talljet me opozitën.
Për Shehin kjo që ka ndodhur sot mes Ramës dhe Bashës është e rëndë, dhe sipas tij nuk ka shpresë për konsensus. ?Unë nuk kam më shpresë për zgjidhje, e kam humbur?.
Gezetari Robert Rakipllari është shprehur se në takimin e fundit mes Ramës dhe Bashës, ku ende nuk u arrit marrëveshja, në qëndër të diskutimit ka qenë paketa e Mcallister. Sipas Rakipllarit Kryeministri Rama që si fillim e ka pranuar paketën e kryenegociatorit, por prej dy ditësh në takime me Bashën ai ka ndryshuar qëndrim duke mos i pranuar ato kushte.