Mocion mosbesimi për qeverinë në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita kosovare dorëzon mocion mosbesimi për qeverinë në kuvend, të mbështetur nga 42 deputetë. 30 prej nënshkrimeve i përkasin partive opozitare, ndërsa 12 të tjera janë nga ligjvënës të PDK -se pjesë e koalicionit, por edhe nga minoritetet. Përfaqësuesit e AAK, Nismës dhe Vetëvendosjes, u shprehën të bindur se qeveria Mustafa do të rrëzohet.Në kërkesë argumentohet se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se ka dështuar në zbatimin e programit qeverisës dhe se koalicioni qeveritar shpesh nuk i ka patur votat për të kaluar ligje të rëndësishme. 42 firmat e deputetëve i janë dorëzuar kryesisë së kuvendit, e cila do të njoftojë seancën për mocionin. Por kjo shifër është e nevojshme vetëm për thirrjen e seancës se jashtëzakonshme, pasi për rrëzimin e qeverisë duhen 61 vota.Qeveria e Kosovës u krijua pas një marrëveshje paszgjedhore të vitit 2014 mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike, të drejtuar në atë kohë nga Hashim Thaçi. Nëse qeveria rrëzohet atëherë presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme.

Free Traffic Exchange