http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dështimit të takimit të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha në Presidencë, ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë. Brenda dy ditësh, diplomati amerikan është takuar tre herë me kryeministrin Rama, me të cilin ka diskutuar mbi gjetjen e rrugës për daljen nga kriza politike, duke mundësuar që opozita të futet në zgjedhjet politike.Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit këmbëngul në qëndrimin për Zv/kryeministër dhe tre zv/ministra, të cilët do t?i ofrohen opozitës. Ndërkohë që Lulzim Basha nënvizon nevojë për një qeveri teknike. Në këtë klimë të tensionuar politike, LSI kërkon nga palët të bëjnë lëshime nga pozicionet e tyre.Gjatë takimit, me kryeministrit dhe ambasadorit amerikan, është diskutuar edhe mbi zgjedhjet në Kavajë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të kësaj të diele.