Report TV - Sharrë, ndërtohen varrezat e para murale, 438 vende të reja

2017-07-06 0

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit pilot për varrezat murale, duke i dhënë zgjidhje problemit disavjeçar të mungesës së hapësirave.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e varrezave të para murale për 438 vende të reja, por njëkohësisht ka nisur punën për rehabilitimin tërësor të varrezave të Sharrës dhe rindërtimin e rrugës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në Sharrë dhe theksoi se zonës po i kthehet dinjiteti i munguar prej vitesh.

Free Traffic Exchange