Vrau duke e goditur me levë në kokë nusen e djalit pas një konflikti brenda familjes, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg vjehrrin, Ndoc Tota, 75-vjeç.
Tota është penduar përpara trupit gjykues duke pranuar krimin, por gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg.Ai ka thënë se me nusen e djalit, Vera Tota, 41 vjeç, ka pasur konflikte të vazhdueshme, pasi sipas tij, nuk sillej mirë.
75-vjeçari ka justifikuar edhe aktin e rëndë duke thënë se nuk ka dashur ta vrasë nusen e djalit, por vetëm ta trembë.
"Me nusen e djalit kam pasur konflikte përherë. Nuk sillej mirë, rrihte femijët dhe pardje në mengjes më fyeu ndaj e godita për ta trembur e jo vrarë", ka thënë ai.