FIER-Nga Fieri Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi garanton se zgjedhjet do të mbahen me 18 qershor.
Ruçi është shprehur se ashtu siç tha që presidenti do të zgjidhet dhe u zgjidh, edhe zgjedhjet do të mbahen pikërisht në datën e parashikuar.
?Kam thënë që Presidenti do zgjidhet dhe u zgjodh, ashtu do të jetë edhe për zgjedhjet, ato do të mbahen në 18 qershor?, tha Ruçi.
Sa i përket negociatave me opozitën Ruçi tha se Rama e ka bërë ofertën e tij ndaj shpreson që Basha të pranojë marrëveshjen.
?Shpresojmë ende se mund te ketë një marrëveshje. Kryeministri e ka bere ofertën e tij, mbetet që opozita të bëjë zgjedhjen e saj. Edhe duke menduar si një shahist gjendet zgjidhja?, u shpreh Ruçi.