Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dështimi në negociatave të zhvilluara dje në institucionin e presidentit, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kanë vënë lëvizje ambasadorët e bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë.
Prej orës 13:30 në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të opozitës dhe ambasadorëve. Takimi u mbyll rreth orës 15: 30.
Ndërkohë rreth orës 16:00 ambasadori i ShBA-së dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin i janë drejtuar kryeministrisë për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Edhe gjatë paradites u fol për një takim të kryeministrit Rama me ambasadorin Donald Lu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-takon-ambasadoret-e-be-se-ne-oren-1330/