Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga data 4-9 maj do të mbahet në Shqipëri Bienalja e 18 mesdhetare me 230 të rinj pjesëmarrës nga vendet e Europës dhe Mesdheut. Aktiviteti i parë u mbajt te ?Parku Rinia? në kryeqytet, ku të pranishëm ishin organizatorë, përfaqësues të qeverisë, artit dhe kulturës.
Ka çelur siparin në Tiranë Bienalja e 18 e Mesdheut me artistë të rinj nga Europa dhe Mesdheu. Dita e parë nisi me aktivitete në ?Parkun Rinia?, me përshëndetjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesve të tjerë të artit, kulturës dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal.
Kumbaro: Në fakt Shqipëria është kthyer në qendrën e Mesdheut dhe do të jetë e tillë për një javë të tërë. Është një histori që ka nisur me një episod, kam marrë një mesazh nga një artist i ri, ishte fundi i 2013 i cili më tha se nuk është anëtare e Bienales së Mesdheut, e krijuesve të rinj dhe kjo na privon ne artistëve të rinj nga mundësia që të jemi pjesë e asaj organizate prej disa dekadash e na privon dhe shumë mundësi të tjera. Dhe në fakt ky ka qenë sinjali i parë dhe kontakti i parë që kam marrë me Bienalen e Mesdheut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/starton-bienalja-e-mesdheut-takimi-i-pare-tek-parku-rinia/