Ka nisur në orën 19:05 në Presidencë takimi i dytë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha në tryezën e iniciuar nga Nishani.
Rama mbërriti i pari Presidencë, pasi e përshkoi në këmbë rrugën nga Kryeministria në zyrën e kreut të shtetit.
Gjatë rrugës, Rama gjeti kohën që të bënte edhe disa foto me qytetarët, ndërsa u shoqërua deri në hyrje të Presidencës nga Sekretari i Përgjithshëm, Agaçi.
Ndryshe nga Rama dhe ashtu si herën e parë, Basha preferoi makinën, ndërsa mbërriti 3 minuta me vonesë në Presidencë.