Ora News - Pensionistët në Elbasan janë të pakënaqur

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Elbasan pensionistët thonë se janë të pakënaqur nga shuma që marrin në kompensim për një jetë të tërë në punë. Ata thonë se pensionet janë shumë të ulëta dhe jetesa është e papërballueshme për ta, apo familjarët. Moshat e treta shtojnë se aktualisht janë në kushtet e mbijetesës.
Moshat e treta në Elbasan, kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti. Ata theksojnë se pensioni që marrin është shumë i vogël në krahasim me cmimet e produkteve të përditshme që u duhen për të jetuar.
Ata thone se qeveria duhet t?i hedh syte nga nga kjo shtrese pasi ndjehen te pavlerësuar. Pensionistët thonë se janë qesharake shuma që marrin, kur kanë kontribuar me rreth 40 vite pune.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pensionistet-ne-elbasan-jane-te-pakenaqur/

Free Traffic Exchange