Ora News – Dita europiane e pacientëve, ja problemet që i shqetësojnë

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dallëndyshe Meça ka 20 vite që bashkëjeton me sëmundjen e diabetit, duke bërë kontrolle periodike dhe duke mbajtur dietë korrekte. Në ditën europiane për të drejtat e pacientit, ajo dhe persona të tjerë të sëmurë që trajtohen në shërbimet spitalore ngrenë një sërë shqetësimesh.
?Ja ku jam dhe jua them hapur: Unë diabetin nuk e mas se nuk kam mundësi ta mas. Unë nuk marr as pension as invaliditet, me çfarë do ta mas? 50 lekë një fije matje ?! E kuptoj kur më bie dhe kur e kam të lartë.?
Nën drejtimin e organizatës ?Together for life? pacientet kërkuan që shqetësimet e tyre të dëgjohen tek bluzat e bardha dhe autoritet shëndetësore.
?Nga ministria e Shëndetësisë është ngritur një grup pune. Unë besoj se kjo çështje do të marrë një zgjidhje, por e theksoi që ai fond është miratuar vetëm për fëmijet me diabet. Pra nuk mbulon të gjithë pacientet me diabet?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/dita-europiane-e-pacienteve-ja-problemet-qe-i-shqetesojne/