Ambasadorët e SHBA dhe të BE në Tiranë ditën e enjte kanë zhvilluar takime me kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD, Basha në përpjekje për të bindur palët për të arritur një marrëveshje.
Donald Lu zhvilloi dy takime me kryeministrin Edi Rama. Takimi i parë mes Lu dhe Ramës u zhvillua këtë të enjte paradite në Kryeministri, ndërsa i dyti në orën 15:00 në të njëjtin vend, ndërsa tryezës iu bashkua edhe ambasadorja e BE, Vlahutin.
Në fokus të takimeve mësohet se është situata politike që po kalon vendi, pasi negociatat tre orëshe një ditë më parë mes Ramës dhe Bashës nuk prodhuan asnjë rezultat.