Lulzim Basha këtë të enjte iu bashkua Grupit Parlamentar Demokrat, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm Hungarez. Në prani të Zsolt Nemeth, i cili solli në Tiranë mesazhin mbështetës të Kryeminisrit Hungarez Viktor Orban për kauzën e opozitës, Basha ripërsëriti qëndrimin se nuk do të këtë asnjë tërheqje nga garancitë për një proces të lirë elektoral.
Ish-kryeministri Berisha ishte i ashpër kur ju drejtua pasardhësit të tij, të cilin e akuzoi se nuk i qëndroi ofertës së 25 prillit të bërë nga negociatori europian në Tiranë, David Mc Alister.
Opozita do ta përshkallëzoi aksionin e saj në protestën e 7 majit në Kavajë. Ish-kryeministri Berisha tha se revolucioni demokratik që do të nisë nga Kavaja do të jetë paqësor.
Ajo që surprizoi ishte deklarata e bërë nga Kryetari I Komisionit të Jashtëm Hungarez Zsolt Nemeth, kur iu referua qëndrimit të ndërkombëtarëve lidhur me kauzën e opozitës.
Zhvillimet e ditëve të fundit ishin edhe në qendër të një takimi që pas fjalës në çadër Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me disa prej ambasadorëve të vendeve të BE-së në Tiranë.
Tv Klan