Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka dhe një tjetër afat kohor për tu regjistruar në zgjedhje. 7 maji. Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kryetarit të PD-së të pranojë ofertën e tij për të krijuar mekanizmin e kontrollit të brendshëm të shtetit në zgjedhje.
Rama e quajti 7 majin afati i tejfundit dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor.
Edi Rama: Nëse PD mendon se më 7 maj mund të ketë okazionin e jetës për të treguar sesa në gjëndje është të bëjë rrëmujë kjo është një tjetër shprehje e krizës nervore të PD-së, por për ne 18 qershori është data.
Unë nuk mendoj 7 majin si datë për të bërë në Kavajë ballafaqimin fizik, mendoj 7 majin si afatin e tejfundit të PD-së për tu regjistruar në zgjedhje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-do-bejme-zgjedhje-me-18-qershor-pd-ka-afat-deri-me-7-maj/