Brukseli mirëpret Talat Xhaferrin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi mori detyrën e kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi po zhvillon vizitën e parë zyrtare jashtë vendit. Me ftesë te zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian ai i është drejtuar Brukselit, ku takohet me komisionerin per Zgjerimin, Johannes Hahn dhe shefen e diplomacisë se BE, Federica Moghherini, kreun e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani si dhe eurodeputetët Vajgl, Eduard Kukan dhe Flekenshtajn.Krerët e unionit përshëndetën zgjedhjen e tij nga shumica parlamentare dhe takimin e parë pasi hyri në zyrë ai e zhvilloi me ambasadorin e Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, nga i cili mori mbështetjet e unionit per detyrat e vështira qe e presin.Shërbimet e Kuvendit kane nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në fletoren zyrtare për të përmbyllur procesin e zyrtarizimit të tij si kryetar të Kuvendit. Kjo pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.Ne zyrën e Xhaferit përkrah flamurit maqedonas dhe atij te BE-se u shtua edhe flamuri shqiptar. Por VMRO-DPMNE që bllokoi prej javësh zgjedhjet e Xhaferit, ka përsëritur se vendosja e flamurit ishte një akt i shëmtuar, që tregoi se Zaev shiti interesat e vendit për platformën shqiptare.Xhaferi pritet të njoftojë zyrtarisht presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet t?i jepet liderit social-demokratit, Zoran Zaev.Sipas LSDM-së, Ivanov nuk mund të zvarrisë më detyrimin kushtetues dhe ta japë mandatin për formim të qeverisë. Ndërkaq, në Kumanovë është arrestuar edhe një tjetër person i përfshirë në aktet e dhunës. Ai ishte një nga dhunuesit e deputetit shqiptar Zijadin Sela.

Free Traffic Exchange