http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një biznes i nenprodukteve te mishit ra pre e grabitjes orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në rrugën dytësore të autostradës Tiranë Durrës. Dy persona të maskuar shfrytëzuan mungesën e vigjilencës së rojeve dhe arritën të hyjnë në ambientet private nëpërmjet pjesës së pasme të ndërtesës.Sipas policisë brenda pak minutave ata arritën të marrin prej kasafortës 1milionë lekë. Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se dy agresorët kanë pasur informacion të detajuar të biznesit pasi në ikje kishin marrë me vete dhe serverin e kamerave të sigurisë. Rojet e sigurisë thanë për hetuesit se në momentin e grabitjes ata nuk kishin konstatuar gje pasi ishin në gjumë por dyshuan vetëm në momentin kur panë se sinjali i kamerave të sigurisë nuk funksiononte.