Report TV - Manastirliu: Spital ditor e ambiente për konsultat në Pediatrinë e QSUT

2017-07-06 6

Krijohen për herë të parë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? ambiente të posaçme për konsultat dhe një spital ditor, duke shmangur kaosin dhe fluksin e pacientëve në pavionet e spitalit të fëmijëve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë inaugurimit të ambienteve të reja të Pediatrisë, u shpreh: ?Finalizojmë sot këtë projekt që ndan shërbimin spitalor nga shërbimi ambulator, duke i krijuar kushte më të mira mjekëve por edhe pacientëve, të cilët vijnë për konsulta apo për të marrë shërbime ditore pranë Pediatrisë së QSUT-së?.

Deri dje, këto ambiente ishin tërësisht të amortizuara dhe përdoreshin për depozitimin e materialeve që dilnin jashtë përdorimit, ndërkohë që kaosi që krijohej në pavione ku merrej shërbimi, ishte tepër i madh, për shkak të fluksit të vizitave ambulatore.

Sot, ambientet e rehabilituara ofrojnë mundësinë e kryerjes së konsultave për katër specialitete të Pediatrisë: Nefrologji; Kirurgji infantile; Gastrologji dhe Endokrinologji.

?Është një lajm shumë i mirë. Ishte diçka shumë e nevojshme për shfryrjen e fluksit në pavione?, u shpreh Prof.Ass Dritan Alushani, shef i shërbimit të Kirurgjisë Infantile.

Free Traffic Exchange