Report TV - Mbyllet sot Kuvendi, Blushi: Në rrezik Republika e Likes

2017-07-06 0

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë mbyll sot punimet e Legjislaturës së VIII-të, që shënon dhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t?i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nga ku do dalin 140 deputetët e rinj.

Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit per ?Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit?, ndërsa në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai ?Për peshkimin?, ?Për zonat e mbrojtura?, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, etj.

Seanca e fundit e këtij parlamenti do të mbyllet pa praninë opozitës.

Ajo refuzoi sërish dje ofertat e maxhorancës për zgjidhjen e krizës politike në vend, shkaktuar nga futja e saj në protestë prej më shumë se 70 ditësh, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike si garancia për zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe takimi i djeshëm, në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk prodhoi një marrëveshje për futjen e opozitës ne zgjedhje.

Free Traffic Exchange