Ora News – Shehi në “Tonight”: Rama po i shkurton kohën negociatave

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i LZHK dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi tha se me këtë që bëri sot kryeministri Rama duke u tërhequr nga oferta e 25 prillit, po mundohet ti shkurtojë kohën negociatave. Shehi tregoi në studion e Tonight se Bashës i ka propozuar se shqiptarët duhet t?i çojmë në zgjedhje, pavarësisht se kur.
Tare: Çfarë ka ndryshuar nga paketa e McAllister me këtë të sotmen?
Shehi: Ato 4 ministra u bënë zv/ministra. Data e zgjedhjeve nuk është diskutuar. Sot Rama me mendjen e tij ka menduar që ka mbërrit goxha shumë dhe i ka mbyll pazaret në kampin e vet. Praktikisht nuk ka më kundërshtarë dhe mendon se mund të shkelë me këmbë opozitën. Është një ide e gabuar dhe këtë e thotë nje njeri si puna ime që ka hyrë tek liberale dhe po të vazhdojë me këtë arrogancë dhe njerëzit e urtë si puna ime do neverikoseshin. Ky njeri del e tallet me opozitën dhe thotë keni 48 orë. Ku do shkojmë ne? Do bëjmë ndeshjen e kthimit! Ky nuk mund të përcaktojë oraret dhe afatet. Në këtë mënyrë ky po i shkurton kohët negociatave. Duke e lënë kaq shumë nuk po na le shteg tjetër veç rrugës, rruga ka të papritura të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehi-ne-tonight-rama-po-shkurton-kohen-e-negociatave/