Ora News – Kulla: Rama-Basha në krizë bilaterale. Nuk kanë vullnet për dialog

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ilir Kulla tha se palët politike nuk kanë vullnet për dialog. Në studion e Tonight Ilva Tare, Kulla tha se kjo është një krizë bilaterale, që ka përfshirë Ramën dhe Bashën.
Tare: Çfarë po ndodh me negociatat?
Ilir Kulla: Nuk ka vullnet
Tare: Nga cila palë?
Ilir Kulla: Nga të dyja palët.
Tare: Rama tha që i kam ofruar që sa do ti kisha ëndërruar në kohën e Berishës?
Ilir Kulla: E vërtetë është, por i ka ofruar ditën e fundit, edhe opozita nga çadra ka pasur mundësi që të ulej me europianët popullorë muaj më parë. Të dyja palët e kanë marrë si instrument të të bërit fushatë. Këto janë zgjedhjet e para që unë kujtoj që nuk ka fushatë në bazë dhe fushata është përqëndruar në bulevard, tek zyra e kryeministrit, tek zyra e kryetarit të Kuvendit, tek çadra, tani tek zyra e Presidentit dhe ndërkombëtarët. Ka një perceptim që PD nuk do vetingun, tek baza e PD ka një perceptim që nëse hyn në zgjedhje ata do ti vjedhin etj. Nuk ka vullnet sepse pot ë ketë vullnet instrumentat për të dalë nga kjo krizë artificiale që nuk ka krizë tek njerëzit e thjeshtë, por është një krizë e politikës. Kjo ktrizë po duket si një krizë bilaterale e dy njerëzve, Ramës dhe Bashës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kulla-rama-basha-ne-krize-bilaterale-nuk-kane-vullnet-per-dialog/

Free Traffic Exchange