Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim për tre orë me rradhë në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, në përkjekje për t?i dhënë fund krizës politike në vend.
Ftesa për dialog u bë nga Presidenti Nishani, ndërsa në tryezën e diskutimeve të pranishëm ishin dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-PD, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
I pari që u paraqit në Presidencë por edhe që njoftoi përfundimin e takimit ishte Rama. Rrugën në të dyja rastet preferoi ta bëjë në këmbë, ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat.
Rreth nje orë me vone, u largua Basha me Palokën. Kreu demokrat mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e PPE-së Jozeph Daul.
Burime jo zyrtare nga selia blu bëjnë me dije për Ora News se palet ende nuk kanë arritur në nje zgjidhje konkrete.
?Ka pasur një diskutim konstruktiv dhe pritet të vijojë edhe në vijim gjatë pasdites? tha gazetari ynë Everest Dedaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ftesa-e-nishanit-burime-negociata-per-nje-tryeze-te-perbashket-neser/