http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zbardhur para aleateve diskutimet me liderin e maxhorances Edi Rama ne tryezën e presidentit te Republikës. Basha ka sqaruar krerët e partive te koalicionit opozitar se kryeministri Edi Rama nuk ka vendosur me ne tryezën e bisedimeve ofertën e kreut te komisionit te jashtëm te Parlamentit Europian, David McAllister per shtyrjen e zgjedhjeve ne 16 korrik dhe emërimin e 4 ministrave teknike.Ketë here lideri i maxhorances Rama e ka bere te qarte se ministrat nuk do te ndryshojnë, por opozita mund te vendose për emrin e zëvendëskryeministrit dhe disa zëvendësministrave, duke propozuar edhe ngritjen e një ministrie te posaçme për zgjedhjet.Mësohet se Rama ka refuzuar shtyrjen e datës se zgjedhjeve parlamentare. Burime nga mbledhja e Bashes me aleatet bëjnë me dije se pjese e ofertës se Rames janë qe per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te zbatohet votimi e numërimi elektronik, e pse jo edhe instalimi i një qeverie teknike. Kryeministri Rama ndërkaq është shprehur i hapur per te shtyre zgjedhjet ne Kavaje qe mbahen te dielën.Kjo oferte është e papranueshme per opozitën dhe burime pranë opozitës bëjnë me dije se tashme shpresat janë tek ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Vete kreu i PD Basha pas përfundimit te tryezës ne Presidence, ka pasur nje bisede telefonike me presidentin e Partisë Popullore Evropiane per te gjetur nje zgjidhje per situatën. Ne fund tryeza e aleateve ka vendosur qe negociatat te vazhdojnë edhe me ndihmën e partnereve ndërkombëtare.