Fajon: Opozita të hyjë në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eurodeputetja Tanja Fajon deklaron se ka ende hapësira që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në një intervistë për Deutsche Welle, Fajon, një nga kontribuueset kryesore për heqjen e vizave për Shqipërinë ka theksuar se zgjedhjet do të ishin të ligjshme edhe pa opozitën, por kjo nuk do të ishte në të mirë të stabilitetit të vendit.?Shpresoj të shoh që në Shqipëri zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme, që në to të marrin pjesë sa më shumë parti politike. Shpresoj edhe opozita. Kjo do të sigurojë stabilitet politik afatgjatë. Të gjitha opsionet janë të hapura si për individë ashtu edhe për forca politike që të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Ka ende mënyra që opozita të jetë pjesë e procesit zgjedhor, opsionet duhen eksploruar.?E pyetur se si do të reagonte BE, nëse situata e tensionuar në Maqedoni, mund të shtrihej edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Fajon paralajmëroi se unioni nuk do të lejojë akte të dhunshme.?BE-ja duhet të ndërmarrë veprime të forta për të siguruar që nuk do të ketë vazhdim të dhunës dhe të incidenteve të dhunshme si ato të javës së kaluar në Parlamentin e Maqedonisë. Veprime të forta për të siguruar që njerëzit të jetojnë në mjedise të sigurta, që institucionet të punojnë në mënyrë demokratike dhe efikase. Ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë javën e kaluar është një goditje ndaj demokracisë dhe kjo nuk mund të tolerohet.?Fajon komentoi edhe situatën në Kosovë, ku kërkoi që politikanët të heqin dorë nga retorika, pasi liberalizimi i vizave është shumë më kompleks se plotësimi i kriterit të demarkacionit.

Free Traffic Exchange