Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lartë ka refuzuar të ndajë çështjen në ngarkim të deputetit Tom Doshi ish deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit të akuzuar për dëshmi të rreme në lidhje me skenarin për vrasjen e deputetit Doshi. Ndërkohë ne seancën rradhës pritet që gjykata të shprehet në lidhje me provat e kërkuara nga prokuroria dhe mbrojtja, ku në liste janë pyetje në cilësine e dëshmitarëve të disa politikanëve si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla
Deputetit Tom Doshi, ish deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami të akuzuar për deshmi të rreme në lidhje me skenarin e vrasjes së deputetit Doshi, do të gjykohen bashkë në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë. Kërkesës së avokatit të ish deputetit Frroku dhe Durim Bamit për ndajrjen e çështjes dhe gjykimin ne një gjykatë me të ulët, trupi gjykues i tha jo, me argumentin se jemi përpara një procedimi të lidhur
Avokati: ?Kjo kërkesë është paraqitur që në seancën e kaluar e cila sot u rrëzua me argumenton që do ta shpjegojnë në seancat në vijim dhe u vazhdua me listën e provave. Ne kërkuam provat me një dëshmitar siç e parashikon ligji dhe provat të akteve të dosjes që cojnë në pafajsi të Mar Frrokut?
Gjithashtu gjykata nuk pranoi as kërkesën për gjykim të shkurtuar për Durim Bamin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skenari-per-vrasjen-e-doshit-kerkohet-thirrja-e-rames-berishes-metes-e-llalles/