Ora News - Deklarata - Zgjedhjet e Kavajës, Ahmetaj: PD të mos ushtrojë presion mbi votuesit

2017-07-06 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nuk duhet të ushtrojë presion mbi qytetarët e Kavajës që këta të fundit të ushtrojnë të drejtën e votës së lirë për të zgjedhur kreun e Bashkisë në 7 maj. Kështu është shprehur nga Kavaja Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë inspektimit të punimeve të një shkolle.
Në prag të ditës së zgjedhjeve për kreun e Bashkisë Kavajë, Ministri Arben Ahmetaj i bëri thirrje Partisë Demokratike të mos ushtrojë presion mbi qytetarët e Kavajës për të drejtën e votës.
Ahmetaj: ?E gjej rastin t?i bëj një thirrje ?çadrës? që ta lerë rehat qytetin e Kavajës, t?i lerë rehat banorët e Kavajës që në 7 maj, të vijnë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, në qetësi të plotë, në qytetari të plotë dhe të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë në mënyrë që projekti i rilindjes urbane të vazhdojë ashtu siç ka vazhduar këto vite, që e ka kthyer Kavajën nga një qytet i harruar, në një qendër urbane dhe në një qendër turistike?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-kavajes-ahmetaj-pd-te-mos-ushtroje-presion-mbi-votuesit/

Free Traffic Exchange