Report TV - Takimi me të rinjtë, LSI: Pa ju Shqipëria është një intrigë

2017-07-06 0

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësinë administrative nr. 11 në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe Ilir Meta, Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, dhe kandidati për deputet, Ardit Çela.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Meta, tha se është koha që të rinjtë të votojnë pikërisht ata që i përfaqësojnë më mirë në Parlamentin e ardhshëm, ndërsa theksoi politika duhet të emancipohet përmes promovimit të vajzave të reja.

?Ka ardhur momenti që në zgjedhjet e ardhshme që ju të votoni për të gjithë ata që përfaqësojnë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, shpresat tuaja dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri që u jep shanse të rinjve dhe të rejave që të jetojnë këtu me dinjitet, ti gëzojnë familjet e tyre dhe të ndërtojnë familje të shëndetshme?,-u shpreh Meta.

Ndërsa, Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, vlerësoi kontributin që rinia shqiptare jep për vendin dhe se me të rinjtë Shqipëria ka shpresa dhe mund të ecë përpara.