http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
41-vjeçarja Vera Tota u gjet nga fqinjët e pajetë dhe e mbuluar në gjak në oborrin e banesës së saj në fshatin Zhejë të Kurbinit. Nëna e dy fëmijëve kishte vdekur si pasojë e goditjes me mjete të forta. Këtë e konstatoi edhe policia, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.Nga hetimet e para u mësua se ishte një krim brenda familjes. Autori i dyshuar, Ndoc Tota 75 vjeç, vjehrri i viktimës, ishte larguar nga shtëpia. Por agjentët rrethuan zonën dhe e arrestuan atë në ikje e sipër, pa bërë rezistencë. Dëshmitë e para flasim për një vrasje me levë gjatë një konflikti mes vjehrrit dhe nuses. Nuk dihet se për çfarë kanë bërë fjalë ata, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe bashkëshorti i 41-vjeçares. Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi gjatë kohës së krimit, pasi punonte si roje.