Report TV - Kurbin, “nuk i bëri kafenë” vjehrri vret nusen me levë

2017-07-06 1

Një krim brenda familjes është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë, ku vjehrri ka vrarë nusen e djalit.

Bëhet fjalë për 75-vjeçarin Ndoc Tota i cili ka vrarë me levë nusen e djalit, 41-vjeçaren Vera Tota.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vjehrri ankohej vazhdimisht për mos shërbimin nga nusja, që mendohet dhe të ketë qenë shkaku i vrasjes.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ku mendohet se nusja nuk i ka shërbyer kafenë vjehrrit.

Bashkëshorti i viktimës mësohet se nuk ndodhej në shtëpi pasi punonte si polic privat(roje) gjatë natës. Rreth orës 5 ai ka mbërritur në shtëpi dhe ka gjetur gruan të vdekur ndërsa babai(autori) ishte larguar nga banesa.

Free Traffic Exchange