Në kulmin e krizës politike në vend" />
Në kulmin e krizës politike në vend"/>

Ekopolitikë - "Ekonomia dhe reformat sipas Angjelit"

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e krizës politike në vend, e cila rrezikon të jetë e dëmshme edhe për ekonominë, në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe ka qenë i ftuar deputeti socialist, Anastas Angjeli.
Aktiv në politikë që pas rrëzimit të komunizmit, Angjeli analizon se ku ndryshon kriza aktuale politike nga krizat e tjera që ka njohur vendi në më se 2 dekada e gjysmë.
Angjeli: Kriza aktuale duhet të mendohesh mirë që ta quash krizë, se duhen plotësuar disa kushte. Kjo është një krizë që zhvillohet nëse mund ta themi, në superstrukturë, që zhvillohet lart, në drejtimin e forcave politike sesa një krizë që rrjedh nga një bazë e caktuar apo një nga situatë e rëndë ekonomike sociale. është një krizë me kahe të kundërt, nga lart poshtë dhe jo nga poshtë lart. Por që ka edhe një veçori tjetër. Një krizë me një synim. Zakonisht, lufta politike bëhet që palët të ndeshen për të rimarrë pushtetin. Por, pas 27 vitesh të synosh ta marrësh pushtetin në mënyrë jo demokratike, jo vetëm që nuk është e drejtë, normale, por është një shfrytëzim abuziv i situatës politike.
Ish-ministri i Financave analizon se deri më tani, ekonomia e nuk ka reflektuar krizën, por nëse ajo vijon të paktën deri në formimin e qeverisë së re, ndikimi do të jetë i pashmangshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/analiza-e-anastas-angjelit-ku-ndryshon-kriza-e-pd-nga-krizat-e-meparshme/