Nishani apel Ramës dhe Bashës: Dialog për tejkalimin e krizës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
President i Republikës Bujar Nishani shpreh shqetësimin per përmasat qe po merr kriza politike ne vend. Përmes nje deklarate për shtyp, kreu i shtetit i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Partisë Demokratike te ulen per bisedime per kompromis.

Ja deklarata e plote e Presidentit Nishani:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu.