Lejuan vjedhjen e 3.2 mln $, Prokuroria: Liri për rojet private - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre muaj nga grabitja e 3.2 milion dollarëve në rrugën e Rinasit, prokuroria e zgjodhi të kërkojë dënimin më të butë për rojet private që transportonin paratë drejt aeroportit.Akuza tha se gjykata duhet të ndëshkojë me nga një vit e 6 muaj shërbim prove Xhelil Metajn, Gentian Dedjan, Endrit Dacin Dashamir Ballen dhe Perparim Logun.Ndërsa për administratorin e kompanisë ?Jaguar security? Fatmir Gapi u kërkua 2 vite burg.Policët privatë dhe drejtuesin teknik i firmës ishin të parët që përfunduan në pranga pas grabitjes.Ata u dyshuan si bashkëpunëtorë në grabitje, por kjo nuk u provua gjatë hetimit. Ndërsa neglizhenca u lehtësoi punën grabitësve.Grabitja ndodhi rreth të enjtes e 9 shkurtit në segmentin rrugor Qafë Kashar­-Rinas. Banda e armatosur mori thasët me para në vetëm pak minuta, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Muaj më vonë, anëtarët e grupit u arrestuan, ndërsa në kërkim ndodhet Admir Murataj, i cilësuar si truri i grupit kriminal.