Report TV - Shëngjin, nis shkatërrimi i anjës fantazmë, ishte ankoruar në port

2017-07-06 1

Nis shkatërrimi i anijes së mallrave në portin e Shëngjinit. Anija disa tonëshe është ankoruar prej dy muajsh në këtë port, por së fundmi ka nisur edhe prerja e saj.

Pak ditë më parë Report Tv publikoi lajmin në lidhje me këtë katastrofë ekologjike që po ndodh në portin e Shëngjinit. Ndërkohë që drejtori i këtij porti, Gjovalin Tusha tha se kjo anije është ankoruar prej disa kohësh dhe kishte bllokuar një pjesë të portit, sipas tij shkatërrimi i saj do të bëhej brenda pak ditësh, ndërkohë që prej 2 ditësh kjo anije ka nisur të shkatërrohet.

Free Traffic Exchange