Ora News – Merr zgjidhje furnizimi me ujë për 300 mijë banorë të kryeqytetit

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Puna për zëvendësimin e tubacioneve të vjetra në rrjetin e Ujësjellësit në kryeqytet ka vijuar edhe në rrugët Mihal Grameno dhe Ali Visha. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe që përmirëson shërbimin e furnizimit me ujë në kryeqytet.
Bashkia Tiranë ka nisur punimet për rrjetin e ri të Ujësjellësit në rrugët ?Mihal Grameno? dhe ?Ali Visha?.
Punimet për zëvëndësimin e tubacioneve të vjetra u inspektuan nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se falë këtij investimi përmirësohet furnizimi me ujë në kryeqytet.
Veliaj: ?Është një nga linjat kryesore që furnizon me ujë gjithë Tiranën. Është një investim i cili bëhet për të zëvendësuar tubacione që Tirana i ka pasur që nga viti 1958, kur këtu jetonin më pak se 100 mijë banorë, ndërkohë që sot ka 10-fishin e popullsisë. Kuptohet lehtë se këto tubacionet nuk ia dalin të furnizojnë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm, le pastaj të ofrojë shërbime?.
Të ardhurat e grumbulluara nga faturat e ujit, tha Veliaj, do të përkthehen në më shumë investime dhe shërbime për qytetarët.
Veliaj: ?Çdo qindarkë që paguhet për Ujësjellësin e Tiranës shkon për investime. Do të vijojmë me këtë investim gjatë gjithë verës pa ndërprerje, pavarësisht se ka zgjedhje, pavarësisht se ka pushime, pavarësisht temperaturave të larta, sepse gjykojmë se është shumë e rëndësishme që këtë projekt strategjik, i cili furnizon 300 mijë qytetarë të Tiranës me ujë, dy herë më shumë se sa ai që kishim, është i një rëndësie të veçantë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/merr-zgjidhje-furnizimi-me-uje-per-300-mije-banore-te-kryeqytetit/

Free Traffic Exchange