Ora News – Grabitja në Rinas, ja sa vjet burg kërkon prokuroria për policët privatë

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre muaj nga grabitja e 3.2 milion dollarëve në rrugën e Rinasit, prokuroria zgjodhi të kërkojë dënimin më të butë për rojet private që transportonin paratë drejt aeroportit. Akuza tha se gjykata duhet të ndëshkojë me nga një vit e 6 muaj shërbim prove Xhelil Metajn, Gentian Dedjan, Endrit Dacin Dashamir Ballen dhe Perparim Logun. Ndërsa për administratorin e kompanisë ?Jaguar security? Fatmir Gapi u kërkua 2 vite burg
Prokuroria ka dhënë pretencën për punonjësit e policisë private për grabitjen e Qafë Kasharit, ku u mor shuma prej 3.2 milionë eurosh. Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Fatmir Gapin, përgjegjësin e grupit të shoqërimit, ndërsa 5 të tjerët denimin me nga 1.5 vite burg për t?u konvertuar në shërbim prove.
Nga dosja e prokurorisë, dilet në përfundimin se Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke lejuar agresorët të marrin shumën prej 3.2 milionë euro dhe të largohen.
Prokuroria e Tiranës ka gjetur një sërë shkeljesh nga ana e të pandehurve, duke nisur që nga fakti se çanta me GPS nuk është futur midis parave të tjera, ajo është mbajtur veç në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Kjo për organin e akuzës, është kryer me dashje.
Të pandehurit, të cilët prej shkurtit qëndrojnë me masën e sigurisë arrest me burg kërkuan pafajësi duke mohuar akuzën, ndërsa seanca e vendimit sipas gjykatës do të jetë 9 Maji. Për grupin e grabitësve prokuroria ka rifreskuar urdhër arrestet për Admir Muratajn dhe Klement Çalën të cilët nga kontrollet e kryera rezultojnë se janë larguar jashtë vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-ja-sa-vjet-burg-kerkon-prokuroria-per-policet-private/

Free Traffic Exchange