Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka takuar për më shumë se 60 minuta kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Në fokus të këtij takimi besohet se ka qenë situata politike në vend. Takimi i zhvilluar në ambientet e ABA Center në Tiranë, nisi rreth orës 10:30 dhe përfundoi në 11:35 minuta.
Ky takim vjen në një kohë kur po ngushtohen afatet e përfshirjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare. Pas datës tre maj, afat ky i vendosur nga KQZ për korrigjimin e listave të kandidatëve, PD nuk do të ketë më asnjë mundësi për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.