Report TV - Tritol makinës te Prokuroria, gruaja kishte konflikte me ish-bashkëshortin

2017-07-06 2

TIRANË-Mbrëmjen e së hënës një sasi tritoli shpërtheu pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Rreth 100 gr lëndë eksplozivi ishin vendosur në makinën e Bruneta Aliajt.

50-vjeçarja e cila jetonte pak metra më larg u shpreh në Polici se nuk ka konflikt me njëri, përveç ish-bashkëshortit të saj.

?Kur dëgjova shpërthimin isha në shtëpi dhe nuk e dija që ishte makina ime. Nuk kam konflikt me njeri. Vazhdimisht probleme kam pasur me ish-bashkëshortin, me të cilin jam divorcuar prej vitesh. Përveç konflikteve me të, nuk kam probleme me njerëz të tjerë?, u shpreh Bruneta Aliaj në dëshminë e saj në Polici.

Policia pritet të marrë në pyetje ish-bashkëshortin pasi dyshohet se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë xhelozia e këtij të fundit.

50-vjeçarja merret me tregti dhe ka një dyqan që shet rroba të përdorura, por edhe rroba të reja.

Gjithashtu Bruneta Aliaj ka një djalë që jeton në Angli, ndërkohë që banon e vetme në një banesë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.