Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier pothuajse janë dyfishuar sipërfaqet e mbjella me prodhime bujqësore, çka është përkthyer me rritje të eksporteve. Sipas ekspertëve, kulturat e mbjella nga fermerët dominohen nga domatja dhe luleshtrydhja.
Fermerët e Myzeqesë në Fier këtë periudhë kanë shtuar sipërfaqet me mbjella në sera me 30%, ose thënë ndryshe me 185 ha, ndërsa në fushë me rreth 2500 ha.
Kulturat e mbjella dominohen nga domatja dhe luleshtrydhja. Sipas Drejtorisë Rajonale të Bujqësië, vetëm për tremujorin e parë të vitit janë eksportuar në vendet e rajonit dhe të BE, 12 mijë tonë produkte, ose 131% më shumë se një vit më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rriten-eksportet-prodhimet-shqiptare-ne-te-gjithe-evropen/