Report TV - Grabitja në Kashar, Pretenca: Burg teknikut të “Jaguar Security”, të lirohen policët

2017-07-06 1

TIRANE- Nga 7 milion euro të grabitura në dy vite në aksin Kashar-Rinas hetuesit kanë mundur të rikuperojnë vetëm 300 mijë euro, ndërsa në kërkim prokuroria e Krimeve të Rënda ka ende Admir Muratajn dhe Klement Çalën si pjesë drejtuese të 6 grabitësve.

Në një proçes të veçuar këtë të martë është mbyllur dhe gjykimi për policët privat që shoqëronin paratë, ndaj të cilëve prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje në shërbimin e provës dhe 2 vite burg për fatmir ganin drejtuesin teknik të ?Jaguar Security?.

Me akuzën e shpërdorimit të detyrës prokurori Ervin Karanxha ka kërkuar nga gjykata të dënojë me 2 vite burg Fatmir Gapin drejtuesin teknik të ?Jaguar Security?, kompania private të sigurisë në blindat e të cilës më 9 shkurt u grabitën 3 milion euro dhe dënim me nga 1 vit e 6 muaj detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës për pesë policët e togës së shoqërimit pranë kësaj firme.

Të pandehurit të cilët prej shkurtit qëndrojnë me masën e sigurisë arrest me burg kërkuan pafajësi duke mohuar akuzën, ndërsa seanca e vendimit sipas gjykatës do të jetë 9 Maji.