Report TV - Ambasadorja gjermane: Do t'i njohim zgjedhjet edhe pa PD

2017-07-06 0

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se zgjedhjet e 18 qershorit janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, një qëndrim i fortë kundër PD ka ardhur edhe nga Gjermania.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u shpreh sot se saj do t'i njohë zgjedhjet e 18 qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike, siç përsëriti edhe sot kryetari i PD, Lulzim Basha.

?Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t'i njohim?, ka deklaruar Susanne Schütz.

Opozita ndodhet përpara një momenti kyç për fatet e saj, në një kohë kur është braktisur tashmë edhe nga partnerët e saj të Partisë Popullore Europiane.