Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kryeqytet.
Policia tha se shpërthimi ndodhi në zonën e njohur si ?nëntë katëshet? dhe si pasojë është dëmtuar automjeti tip ?Smart? në pronësi të një vajze me inicialet B.A .
Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksplozivi.
Policia tha se nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj të plotë.
Forcat e rendit kanë bllokuar qarkullimin në zonë. /tvklan.al