Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kryeqytet.
Një automjet tip ?Smart?, i parkuar pranë Prokurorisë, ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një lënde të dyshuar ekzplozivi, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
Dyshohet se lënda eksplozive është vendosur në gomën e parë të automjetit. Paraprakisht mësohet se makina nuk është në pronësi të ndonjë prej punonjësve të Prokurorisë dhe shpërthimi nuk ka lidhje me detyrën e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit.
Forcat e rendit kanë bllokuar qarkullimin në zonë, teksa policia nuk jep detaje të mëtejshme. /tvklan.al