Zv.Kryetari i LSI, Petrit Vasili dhe kandidatja për deputete e LSI, Erisa Xhixho, zhvilluan sot një bisedë me të rinjtë profesionistë në sektorin privat në Fier. Në qendër të diskutimit ishte sipërmarrja dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i Shqipërisë. Ata u shprehën se biznesi privat ka nevojë për stabilitet politik që të sigurojë investimet vendase e te huaja. Idetë e sipërmarrësve do të përfshihen në programin elektoral të LSI për të siguruar hapjen e vendeve të reja të punës.
?Të gjithë së bashku, pa asnjë ndalim, ecim drejt një Shqipërie që do të jetë një Shqipëri e zhvilluar, kapitaliste e sipërmarrëse. Sepse pa sipërmarrje, pa zhvillim të tillë ekonomik dhe shoqëror Shqipëria nuk mund të bëj përpara. Shqipëria nuk mund të jetë më e begatë, dhe të gjitha fjalët që politika thotë, do të jenë ato fjalët boshe të cilat mbi bazat e atyre premtimeve që vetë politikanët as vetë nuk i besojnë. Ne po formësojmë falë këtyre ideve, edhe atë program elektoral tonin, i cili do të jetë një program jo vetëm i shkëlqyer, por mbi të gjitha do të jetë një program realist, i vërtetë?, tha Vasili.
Ndërsa Erisa Xhixho, u shpreh se biznesi privat ka nevojë për stabilitet politik që të sigurojë investimet vendase e te huaja. Ndaj LSI i mbështet të rinjtë dhe idetë e tyre me një program konkret.