Mediat italiane kanë nxjerrë në dritë fakte të reja në lidhje me kompaninë Serenissima, të cilës iu hoq kontrata për ndërtimin e Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës.
Corriere di Verona, pjesë e të përditshmes Corriere Della Sera thotë se Serenissima iu shit dy kompanive italiane, Marsin e vitit të shkuar, vetëm për 1 euro, ndërkohë që ajo ka lënë pas 27 milionë euro borxhe.
21 milionë euro janë vetëm borxhet që "Serenisima" u ka kompanive shqiptare që kanë kryer punime për llogari të saj në dy Bajpaset.
Corriere di Verona e lidh të gjithë ngjarjen e ndodhur në vendin tonë, me kërcënimin që po bëhet tashmë ndërmarrjeve italiane, nga borxhi që Serenisisma ka lënë për nënkontraktorët.
Kjo gazetë shkruan se dy shoqëritë që kanë bërë punime për llogari të Serenissima kanë hapur një çështje gjyqësore kundër Serenissimas.
Por ky transaksion, sipas gazetës, kërcënon stabilitetin e dy kompanive, të cilat duhet të paguajnë borxhet e Serenissima, që është pjesë e grupit A4 Holding.
Gazeta citon edhe këshilltarin e Komunës së Veronës, Michele Bertuco, i cili hedh dyshime mbi rolin që ka patur në marrjen e tenderit Kryebashkiaku i Veronës, Flavio Tosi.
Tosi ka qënë këshilltar i administrativ i kompanisë A4 Holding.
Çështjes së borxheve që kompania Serenissima ka lënë ndaj kompanive shqiptare i ka dhënë hapësirë edhe gazeta L?Arena. Ajo e titullon shkrimin: punë të papaguara, vjen një denoncim për Serenissima. Edhe kjo e përditshme shkruan me shqetësim për situatën e borxheve që ka lënë Serenissima në Shqipëri.
Tv Klan