Report TV - Kurbin,nis pastrami i plazhin të Gotullës,prej 25 vitesh i papërdorshëm

2017-07-05 3

Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Kurbin. Bashkia ka kontraktuar një firmë pastrimit dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e kësaj zone turistike e harruar, por që është një nga perlat e bregdetit të Adriatikut.

Deri tani janë larguar tonelata të shumta mbeturinash, ndërsa paralelisht po punohet dhe në plugimin e rërës. Dikur në Gotull shumë pushues gjenin aty një nga plazhet më atraktive dhe me një sipërfaqe të madhe, por që prej vitesh kjo zonë ishte kthyer në një vend depozitoim mbeturinash.

Banor të zonës thonë se po bëhet një punë mjafte mire në pastrimin e plazhit, por që sipas tyre duhet të ndërhyhet dhe për rikonstruksionin e rrugës që kjo zonë të bëhet e vizitueshme.

?Nuk është pastruar kurrë, që në kohë të munizimit, nuk mbahet mend historikisht, që në kohë të Ismail Qemalit, nuk mbahet mend se është pastruar ky plazh kurrë, ka qenë zonë natyrore?, tha një banor.