Udhëtimi me tren drejt Shkodrës ky ka qenë momenti që i ka dhënë një imazh fantastik ?Ditës ndërkombëtare të Jazz-it? në qytetin e madh të Veriut. 2 banda instrumentale nga Italia kanë gjallëruar të gjithë qytetin. Të rinjtë janë kthyer pas në kohë, pikërisht në vitet ?40-?50.
Me veshje, muzikë e kërcime si në ato vite kanë ndërmarrë udhëtimin nga Tirana në Shkodër me tren. Ndonëse shumë pak i përdorur në vitet e fundit ky mjet udhëtimi, nuk i ka penguar të rinjtë e Hemingway Fan Club Albania që për të dytin vit radhazi të gjallërojnë qytetin me tingujt entuziastë të Jazz-it. Udhëtimin e tyre e kanë pagëzuar ?Andrra n?tren?.