Selami kundër Bashës: Bojkoti i zgjedhjeve do jetë gabim historik - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Deputeti demokrat Eduard Selami deklaron se mospjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë historik, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të parlamentit europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin Selami, ky ishte një shans i humbur. Ai është i mendimit se ekzistojnë ende hapësira të vogla për zgjidhje dhe se këto hapësira duhet të shfrytëzohen nga kryetari Basha.