Report TV - Shifrat e frikshme/227 persona u vetëvranë për vitin 2016

2017-07-05 0

TIRANE-Mbi 200 persona kane vrare veten gjate vitit 2016.

Eshte kjo shifra e frikshme e bërë publike nga Policia e Shtetit.

Në konferencën Shkencore ?Depresioni dhe Vetëvrasja?, drejtuesit e Policisë dhe Ministria e Brendshme kërkojnë që të parët të jenë policët, ata të cilët duhet të ndërgjegjësohen. Drejtori i Policisë Haki Çako ngriti edhe shqetësimin e tentativave të vetëvrasjes brenda radhëve të policisë, për shkak të stresit në punë.

"Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.